AKTUALITET

Tentoi të vrasë babain me pushkë, arrestohet 16-vjeçari në Kukës

09:53 - 15.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një 16-vjeçar ka tentuar të vrasë me armë zjarri pushkë, babain e tij por është vënë në prangat e policisë së Kukësit. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në fshatin Bardhoc të Kukësit, ku raportohet se i riu 16-vjeçar, me incialet A.Sh për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me pushkë të atin, por është arrestuar nga flagrancë nga specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës. Gjithashtu, në prangat e policisë ka rënë dhe 40 vjeçari, Kreshnik Shahu, për shkak të armëbajtjes pa leje. Gjatë kontrollit, atij iu gjet dhe iu bllokua në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri, tip “Pushkë” dhe 5 (pesë) krehra me 70 copë fishekë, pa leje.

Njoftimi i policisë

Më datë 14.03.2017, specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasin:

A.Sh., 16 vjeç, banues në fshatin Bardhoc, Kukës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin “Bardhoc”, në banesë, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pushkë, babain e tij shtetasin K.Sh. (Neni 76 e 22 i K.Penal).

Gjithashtu, u arrestua shtetasi:

Kreshnik Shahu, 40 vjeç, banues në fshatin Bardhoc, Kukës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë e tij, i’u gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri, tip “Pushkë” dhe 5(pesë) krehra me 70 copë fishekë, pa leje. (Neni 278/1 i K.Penal).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentative” dhe Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 76 e 22, 278/1 të K.Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.