AKTUALITET

Tërmet Peçi: Sulm politik ndaj meje, kam bërë revolucion total në Tepelenë

11:37 - 15.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Tërmet Peçi, Kreu i Bashkisë së Tepelenës, ka komentuar sërish deklaratën e bërë disa ditë më parë nga kryeprokurori Adriatik Llalla, ku kërkoi shkarkimin e tij.

I pyetur nga gazetarët lidhur me akuzat ndaj tij për fshehje të një dënimi, Peçi thotë se ky është një sulm politik ndaj tij.

“Sulm politik ndaj meje. Kundërvajtja nuk përbën shkelje ligjore. Jam në detyrë në mandatin tim të dytë pas rivotimit me 70% të votave. Revolucion total në gjithë institucionet vendore dhe investimet e kryera në qytet. Shuma totale e investimeve në bashkitë Tepelena është 7 miliardë lekë”, – tha Peçi.

Në reagimin e tij të parë, menjëherë pas deklaratës së kryeprokurorit Llalla, përmes një postimi në “Facebook”, Peçi u shpreh: “Nuk ka deklaruar në KQZ një gjobë për makinën në doganë, dhe më pas këtë e ka korrigjuar duke çuar në KQZ një deklaratë sqaruese”. Peçi thotë se ky është një sulm politik ndaj tij, duke drejtuar gishtin nga opozita.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.