Kryesore

Xhafaj përplaset me Silva Cakën: Hajde në orar, s’do t’i sjellim dokumentet në shtëpi

14:25 - 15.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj është përplasur në mbledhjen e sotme me deputeten e LSI-së, Silva Caka. E ndërsa sapo kishte nisur mbledhja, deputetja Caka u ankua se një nga dokumentet e rendit të ditës nuk ishte në tryezë. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrit të ri të Brendshëm, Xhafaj, i cili i është hakërryer asaj, duke i kujtuar deputetes së LSI-së se duhet të vinte në orar, pasi dokumentet nuk do t’ia dërgonin në shtëpi.

Ja debati në komision

Silva Caka: Mungon një nga dokumentet e komisionit.

Xhafaj: Mos hajde me vonesë, hajde në orar se ne nuk do harxhojmë letra kot t’i lëmë në tavolinën bosh. Merre në zyrë sikur vjen nga posta.

Caka: Nuk ankohem vetëm unë.

Xhafaj: Ne dokumentet nuk do t’i sjellim në shtëpi.

Caka: Nuk ka nevojë në shtëpi, të jenë në tavolinë.

Në fakt, debati i sotëm nuk është rastësi. Më herët këshilltari i Metës i kujtoi Fatmir Xhafajt karrierën në komunizëm, ndërsa gjatë një debati me Metën për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj ia ka bërë të qartë se në marrëdhëniet mes të dyve duhet të ruhet qetësia, se dashuri nuk ka.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.