AKTUALITET

Zbardhet dosja, kryebashkiaku Adriatik Zotkaj 5 dënime nga gjykata

19:12 - 15.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Zbardhet dëshmia e penalitetit e kryetarit të Bashkisë së Poliçanit Adriatik Zotkaj, për të cilin prokuroria i kërkoi Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve t’i ndërpresë mandatin.Abc Neës ka siguruar një kopje të dëshmisë së penalitetit, ku janë pasqyruar me detaje 5 dënimet penale të formës së prerë, ku është dënuar në të kaluarën kreu i Bashkisë së Poliçanit. Veç dëshmisë së penaliteti, është publikuar edhe shkurtimi i vendimit të gjykatës së Skraparit që mban vitin 1985, ku Zotkaj është dënuar për 4 muaj në riedukim për të kryer punë publike.

Ky është edhe vendimi, të cilin Zotkaj nuk e ka pasqyruar në formularin e parë të ligjit për “Dekriminalizimit”, duke u bërë shkak që prokuroria t’i kërkojë ndërprerjen e mandatit. Këtë vendim, të pasqyruar edhe në dëshminë e penalitetit, Zotkaj nuk e ka evidentuar në formularin e vetëdeklarimit. Sipas akuzës mos pasqyrimi i këtij dënimi në formular, ka bërë që kreu i Bashkisë së Poliçanit të ketë konsumuar veprën penale të “falsifikimit të formularëve”, akuzë për të cilën tashmë edhe po hetohet nga prokuroria.Nga ana tjetër, në kërkesën drejtuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ku kërkohet ndërprerja e mandatit të kreut të Bashkisë së Poliçanit, organi i akuzës argumenton se formulari i dytë, i korrigjuar nga Adriatik Zotkaj dhe i pranuar nga KQZ-ja nuk ka vlerë ligjore. Sipas akuzës, vetëm formulari i parë, i dorëzuar më 26 prill 2016 është i vlefshëm dhe brenda afatit ligjor.Çdo formular tjetër apo material, thuhet nga prokurori, i dorëzuar pas datës 26 prill 2016 në KQZ nuk mund t’i nënshtrohet verifikimit pasi është marrë dhe administruar në kundërshtim të hapur të ligjit dhe është formular i pavlefshëm.

Për këtë fakt, thonë prokurorët, kanë nisur edhe hetimet ndaj zyrtarëve të KQZ-së, pasi kanë pranuar korrigjimin e 29 formularëve të parë, në kundërshtim të ligjit. Ndërkohë Adriatik Zotkaj, sipas dëshmisë së penalitetit, është dënuar 5 herë me vendime penale. Në vitin 1985 nga Gjykata e Skraparit për akuzën e “fyerjes dhe goditjes për shkak të detyrës”. Në vitin 1992 Gjykata e Korçës e ka dënuar me 3 vjet burg për akuzën e “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”. Për të vazhduar në vitin 2001 po gjykata e Skraprarit e ka dënuar me 10 muaj burg për kundërshtim të forcave të rendit. Më pas në vitin 2002 Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 12 muaj burg për veprime arbitrare dhe falsifikim të dokumenteve dhe një vendim tjetër i gjykatës së beratit që mban vitin 2006.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.