Kryesore

6 emrat e Frrokut/ Historia, si u bë vrasja me thikë për një prostitutë në Belgjikë

14:27 - 16.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ndërkohë, GSH.al po sjell akuzën e plotë të prokurorisë. Ky material i është dërguar Kuvendit të Shqipërisë në momentin kur deputetit të PKD-së ju hoq mandati. Në këtë dokument, Adriatik Llalla “dekonspiron” 6 emrat e Frrokut dhe rrëfen me detaje historinë e vrasjes së Aleksandër Kurtit në Belgjikë. Në këtë material, specifikohet se autori i goditjes me thikë të viktimës nuk është vetë Mark Frroku por dikush i quajtur Besnik Vuka, ose siç pretendohet nga vetë ai, nga Lek Bib Djafa. Krimi ndodhi se viktima kishte rënë në dashuri më një nga prostitutat që “punoheshin” nga të pandehurit.

 

RELACIONI I PLOTË I PROKURORISE PER KUVENDIN

Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërise, mbi bazën e materialeve te ardhura nga Zyra Qendrore Kombetare Interpol Tirana me shkresen nr. 2851/1 KL Prot.BM/FKB 1433/15, date 27.03.2015 dhe Ministria e Drejtësisë me shkresën nr. 266/2 date 28.03.2015, ka regjistruar procedimin penal Nr. 2, të vitit 2015, per kryerjen e veprës penale të: “Vrasjes me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 te Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, në ngarkim të shtetasit Mark Frroku, i biri i Prengës dhe i Lezes, lindur me 06.10.1972, në Pukë dhe banues në Tirane, i njohur ndryshe si (alias): Alias Besnik Morina; Alias Mark Frroku, i lindur në Gjakovë (Kosovë) me datë 6 tetor 1972; Alias Dritan Frroku, i lindur në Gjakovë (Kosovë) me date 6 tetor 1972; Alias Dritan Frroku,, i lindur ne Gjakove (Kosovë) me datë 2 Korrik 1969; Alias Piro Sofrani, i lindur ne Korye (Shqipëri) me datë 2 Korrik 1969, me kombësi serbe, pa vendbanim apo rezidencë fikse në Belgjikë.

Rrethanat e faktit

Në datë 05.03.1999, viktima Aleksandër Kurti, lindur me 03.01.1975, u qëllua me thikë për vdekje nga 4 autorë, ndërmjet të cilëve shtetasi Besnik Vuka, në hyrje të stacionit “Midi” në Saint – Gilles, Bruksel. Autor i kësaj ngjarje besohet të jetë shtetasi Mark Frroku, i njohur ndryshe si Besnik Morina, i njohur ndryshe si Frroku Dritan, i njohur si Piro Sofrani.

Sipas disa dëshmitarëve, shtetasi Besnik Vuka, ishte autori i goditjeve me thikë. Viktima kishte rënë në dashuri me nje prostitutë, me emrin L.S. Kjo vrasje e paramenduar shtrihet brenda fushës së vrasjes mafioze e organizuar nga qarqet e tutoreve. Shtetasja L.S. kishte lënë takim me viktimën në ditën e ngjarjes (fakteve). Aleksander Kurti, kishte menduar se do te takonte prostitutën por ai ra në grackë, e cila rezultoi fatale për të. Marinaj Kristian, i njohur si Arjan Bytyci, si dhe Lek Bib Djafa, ishin bashkëpunëtorë të Vuka Besnik. Dëshmitarët kishin përmendur numrin e autorëve. Ata u arratisën jashtë vendit, disa ditë pas ngjarjes. Me vendim të datës 15 janar 2010 në mungesë, ndaj të akuzuarve Besnik Morina, Besnik

Vuka, Arjan Bytyci, dhe Bib Lek Djafa, Gjykata e Krimeve të Rënda të Rrethit të Brukselit, ka dënuar secilin prej tyre me nga 10 vjet heqje lirie. Duke qenë se, nga personat e dënuar është ankimuar vendimi i dënimit, Gjykata e Kasacionit me vendimin e datës 24 Mars 2010, ka kthyer çështjen për rigjykim Gjykatës për Krime të Rënda të Provincës Brabant-Uallon, Belgjike.

Avokati i të akuzuarit Besnik Morina, i identifikuar si Mark Frroku, ka kërkuar shtyrjen e seancës gjyqësore së datës 31 Janar 2014, për në datën 23 Shkurt 2015. Prokurori i Përgjithshëm i Brukselit e akuzon shtetasin Mark Frroku, për kryerjen e veprës

penale të “Vrasjes me paramendim”.

Zbulimi i viktimës

Nga veprimet hetimore të Prokurorisë së Përgjithshme të Brukselit ka rezultuar se: Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, me datë 5 Mars 1999, rreth ores 17:45, Policia e SaintGilles, ka zbuluar në një rrugë në hyrje të Stacionit “Gare du Midi”, nr. 47A të Avenue

Fonsny, Bruksel, trupin e një djali të ri në agoni. Nga kqyrja rezultoi se, hunda e tij ishte e mbuluar me gjak, kishte hematoma te renda tek sytë, plage në dorë dhe gjoksin e gjakosur me tre gjurmë goditjeje me thikë. Viktima, në bazë të dokumentave të identifikimit që ju gjetën, është identifikuar si Azem Shkreli,  lindur në Jugosllavi, me 8 shtator 1980. Policia ka konstatuar dhe marrë poshtë një kamioni, një thikë të madhe mishi, me një dorezë prej druri, tehu i të cilës ishte njollosur me gjak. Veprimet e para hetimore kanë treguar se bëhej fjalë për larje hesapesh ndërmjet personash të përfshirë në rrjetin e prostitucionit shqiptar.

Mledhja e baballarëve

Nga deklarimi i shtetasit Nickolas Kurti, vëllai i viktimës, i cili është pyetur nga hetuesit me 7 dhjetor 2000, ka rezultuar se vëllai tjetër i tij, i quajtur George, e ka informuar për

“mbledhjen e baballareve”, të mbajtur në Shqipëri, me 28 mars 1999. Zakoni shqiptar parashikon në rastet e gjakmarrjes se, baballarët e përgjegjësve të këtij krimi paraqiten para

familjes së viktimes dhe japin informacionin mbi identitetin e autoreve. Gjatë kësaj mbledhjeje, baballarët e përgjegjësve japin shpjegime mbi rrethanat e vrasjes dhe e pranojnë ose jo përgjegjësinë e tyre. Kjo mbledhje duhet t’i bëjë të mundur familjes se viktimës, të mund të ushtrojë më pas të drejtën e gjakmarrjes. Në “mbledhjen e baballarëve” të zhvilluar në një fshat të Shkodrës, nga ku viktima është me origjinë, kanë qenë prezentë: babai i viktimës; vëllai i viktimës, George Kurti, Preng Frroku, babai i Mark Frrokut, (Besnik MORINA); Bibë Djafa, babai i Lek Bib Djafa, Fran Ded Joka, babai i Hilë Joka, (Arjan Bytyci. Babai i autorit të katërt, Nikoll Vukol, nuk është paraqitur në mbledhje pasi, djali i tij Alex Vuka (Besnik Vuka) nuk e vlerëon veten përgjegjës per vdekjen e viktimës, duke

pretenduar se viktima kishte vdekur para se ai të ndërhynte. Megjithë mungesën e babait të Alex Vuka (Besnik Vuka), borxhi i gjakut është vënë dhe secila prej katër familjeve duhet që ketej e tutje “të paguante një jetë” që të vendosej sërish paqja.

Sipas këtij zakoni, një dënim i rëndë në Belgjikë është i barabartë me një jetë. Mbledhja konfirmoi se, arsyeja e vrasjes se Aleksander Kurti, ka qenë larja e hesapeve në lidhje me shtetasen L.A.

Porositësi

i vrasjes

Sipas Nickolas Kurti, vëllai i tij Aleksandër, kishte disa probleme me nje fare Ben, me të madhin e tre vellezërve Frroku, tutor i prostitutave me emrat L., M. Nickolas Kurti, ka deklaruar se Arben Frroku, ishte porositës i vrasjes së shtetasit Aleksander Kurti, e kryer nga vëllai i tij “Mark” alias Besnik Morina. Lek Bib Djafa (Xhafa) i ka deklaruar shumë shqiptarëve se, ka marre shumën 10.000 dollarë amerikanë për ekzekutimin e shtetasit Aleksander Kurti. Nga shpjegimet e shtetasit Nickolas Kurti, rezulton se diten e ngjarjes, ka patur nje debat midis viktimes dhe tre djemve të baballarëve, në Gare du Midi ne Bruksel. Një person i katërt ka ndërhyre, toni është rritur dhe personi ka nxjerrë thikën. Motivi i vrasjes së tij: raporti midis viktimiës dhe shtetases L po bëej me shumë se profesional dhe mund të vinte në rrezik organizatën e shfrytezimit të qenieve njerëzore shqiptare nga Italia, Brukseli deri në Londër. Në shtator dhe tetor 2000, Nickolas Kurti, deklaron në polici se kunati i tij është lidhur me

Markun (Besnik Morina) dhe shtetasin Hile Joka, për të vrarë shtetasin Aleksander Kurti. Prindërit e Kurtit jetojnë në Amerikë me djalin e tyre Nickolas. Vëllai i tij Georges është

larguar nga Shqipëria për një destinacion të panjohur në Evropë. Ai është i kërkuar nga banda e të katërve.

Marku, me vëllezërit e tij ka qenë përgjegjës për tre prostituta, që banojnë bashkë. Sipas dëshmitarit anonim ata quhen Frroku. Viktima me origjinë nga Shkodra (Shqipëri) është hequr si polic i Interpolit dhe se në Shqipëri e njeh familjen e shtetases L. Nga frika se mos familja e saj mësonte mbi punën që ajo bënte në Belgjikë, shtetasja L., i telefonon tutorit të saj Nardi (Frroku alias Shkurt Lasku) i cili ndodhej në atë kohë në Shqipëri. Ai e këshillon të njoftojë të vëllain Dritan (Besnik Morina). Dritani e fton t’i ngrejë një kurth viktimës në Gare du Midi. Shtetasja L. kontakton me telefon me Aleksandër Kurti, dhe e siguron se ajo do të ishte vetëm me të në takim. Në orën dhe vendin e caktuar, nuk është L., e cila pret viktimën, por katër persona të cilët kanë për qëllim ta vrasin.

Këto veprime kualifikohen si elementë të anës objektive te vepres penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 të Kodit Penal të Republikes se Shqiperise. Në keto kushte, nga Prokuroria e Përgjithshme është provuar se deputeti Mark Frroku ka konsumuar elementë të veprës penale të “Vrasjes me paramendim”. Për këtë fakt është regjistruar procedimi penal perkatës nr. 2 i vitit 2015. Vepra penale e vrasjes me paramendim, e kryer në bashkepunim, paraqet rrezikshmëri shoqërore shumë të lartë dhe në këto kushte kerkesa e organit të akuzës është për një masë

sigurimi te karakterit shtrengues “Arrest ne burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.P, për shtetasin Mark Frroku. Në aplikim të nenit 228 te K.Pr.Penale masat e sigurimit mund të caktohen vetëm

nëse në ngarkim të tij ekziston një dyshim i arsyeshëm, i bazuar në prova; kur ekzistojne shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vertetesine e provës; kur i pandehuri është larguar ose ekziston rreziku qe ai te largohet; kur për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehurit ka rrezik që ai të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me ate për të cilin procedohet. Sipas parashikimeve të nenit 229 të Kodit të Procedures Penale, masat e sigurimit vendosen në raport me rëndësinë e faktit dhe sanksionet që parashikon vepra penale për të cilën dyshohet, respektivisht nenet 7811 dhe 25 te Kodit Penal. Për sa më sipër, me qëllim për t’i hapur rrugë një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm nga Prokuroria, bazuar në nenet 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe nenit 288 të Kodit të Procedurës Penale, kërkoj nga Kuvendi autorizimin për arrestimin ose heqjen e lirisë, së deputetit të Kuvendit të Shqipërisë: Mark Frroku.

 

 

6 IDENTITETET E MARK FRROKUT

Mark FRROKU, i biri i Prengës dhe i Lezës, lindur me 06.10.1972,

në Pukë dhe banues ne Tirane, i njohur ndryshe si:

Alias Besnik MORINA,

Alias Mark FRROKU, i lindur në Gjakovë (Kosovë) me datë 6 tetor 1972,

Alias Dritan FRROKU, i lindur në Gjakovë (Kosovë) me datë 6 tetor 1972

Alias Dritan FRROKU, i lindur ne Gjakovë (Kosovë) me datë 2 Korrik 1969,

Alias Piro SOFRANI, i lindur ne Konë (Shqipëri) me datë 2 Korrik 1969, me kombësi serbe, pa vendbanim apo rezidence fikse në Belgjikë.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.