BOTA

Itali/Dënim i përjetshëm, për dy të rinjtë që akuzohen për vrasje

08:25 - 16.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Prokurorja Irene Lilliu ka kërkuar sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda të Pesaro-s (Itali) dënimin me burgim të përjetshëm për Igli Metën e Marijo Memën, të dy 20-vjeçarë, të akuzuar për vrasjen e Ismail Lulit. “Meritojnë të dy burgimin përjetë”.

“Një ekzekutim, sipas prokurores, i bërë me gjakftohtësi dhe brutalitet, dhe i përfunduar në mënyrën në mizore të mundshme. Të pandehurit kanë treguar indiferencë ndaj vlerës së jetës. Kjo ishte një vrasje vullnetare e rënduar nga paramendimi dhe torturat, që u pasqyrua me fshehjen e kufomës. Ata përgjigjen edhe për shpërndarje të substancave narkotike. Por të dy, kanë kontribuuar plotësisht në vrasje. Të dy e kanë mohuar të vërtetën”.

Debora Luli, nëna e viktimës, tha se e mirëpriti kërkesën e prokurorisë, ndërsa e ëma e Marjos ka vënë duart e saj mbi fytyrë, kur dëgjoi kërkesën për burgim të përjetshëm dhe u largua duke qarë.

Vrasja ndodhi më 19 korrik në kodrat e komunës Sant’Angelo in Vado. Ishte një hakmarrje kundër Ismailit, i cilësuar fajtor se kishte pasur një lidhje sekrete me të dashurën e Igli Metës, Ambra.

Pasi ishte informuar nga një mik i përbashkët për tradhtinë, Igli Meta ka menduar si të vinte në jetë hakmarrjen.

Igli e pranoi fillimisht në gjykatë vrasjen, ndërsa më pas akuzoi bashkëpunëtoriin e tij Marijo se ishte ai që i preu fytin Ismailit, duke qenë se vetë ai nuk ta bënte kurrë një gjë të tillë.

Seanca e radhës ku do të flasin avokatët mbrojtës do të mbahet më 30 Mars, ndërsa dënimi është parashikuar të jepet më 12 prill, raportojnë mediat lokale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.