BOTA

Akuzohet për abuzim seksual, arrestohet 81-vjeçari shqiptar

09:09 - 16.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Arrestohet një 81-vjeçare shqiptar nga organet greke të Rendit, në Sajadha të Thesprotisë, ndaj të cilit ishte dhënë urdhër-arresti me akuzën për përdhunim, abuzim seksual dhe joshje të fëmijëve.
Arrestimi është kryer ditën e martë në mbrëmje në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës, nga policët e Departamentit të Policisë së Sajadhës.

81-vjeçarit i është kontrolluar pasaporta në pikën e daljes së kësaj dogane dhe është konstatuar se në vitin 2011 është lëshuar ndaj tij një urdhërarresti për veprat penale të mësipërme nga Prokuroria e Korfuzit, pas padisë që kishin bërë atje prindërit e një fëmije të mitur.

I arrestuari u dërgua te prokurori publik i Thesprotisë, ndërsa hetimet po i zhvillon Departamenti policor i Sajadhës, që nuk ka publikuar ende të dhënat e 81-vjeçarit shqiptar, për shkak të hetimeve dhe për të mos u bërë publik identiteti i fëmijës ndaj të cilit është abuzuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.