EKONOMI

Analiza e (FMN) : Plakja dhe ulja e lindshmërisë do të ndikojnë në rritjen ekonomike

11:27 - 16.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Sipas një analize të bërë nga Fondi Monetarë  Ndërkombëtar(FMN) plakja e popullsisë dhe ulja e lindshmërisë do ndikojë në rritjen ekonomike.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT,  lindshmëria në Shqipëri ka pësuar ulje.

Kështu, në vitin 2001 norma e lindshmërisë ishtë 2.3 fëmijë për grua, ndërsa në vitin 2015 kjo normë ra në 1.7 fëmijë për grua.

Kjo ulje e lindshmërisë, së bashku me emigracionin masiv të viteve të fundit, do ndikojë në fuqinë punëtore dhe rritjen ekonomike.

Ashtu si shumë vende të Europës edhe pse rritme më të ulta, Shqipëria po shkon me shpejtësi drejt plakjes dhe si rrjedhojë uljes së fuqisë punëtore, çka do të thotë më pak persona që punojnë dhe një shtim i personave që dalin në pension.

Sipas përllogaritjeve të INSTAT në vitin 2021 forca e re e punës në Shqipëri do të jetë e barabartë me numrin e atyre që dalin në pension. Gjithashtu, pjesa e popullsisë 65 vjeç e lart është rritur nga 5 në 11% ndërmjet viteve 1989 dhe 2011, për të arritur në 13% në 2016-n dhe 29% deri në 2060-n.

Të dhëna këto që do të rëndojë në buxhetin e shtetit, duke përballur bizneset me fuqi të ulët punëtore, paga të larta, si dhe konsumizëm të pakët.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.