POLITIKË

Basha pas drekës me ambasadorët: Zgjedhjet e lira, kauzë qytetare

15:04 - 16.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas mëse dy orësh ka përfunduar dreka e kryetarit të Partisë Demokratike me ambasadorët e 7 vendeve të BE-së të akredituar në Tiranë. Lulzim Basha pas takimit u shpreh se ambasadorët kanë marrë një informacion të drejtë për një kauzë qytetare, si është kërkesa e opozitës për zgjedhje të lira.  “Jashtëzakonisht produktive.

Ata marrin një informacion të drejtë dhe siç është. Kauza qytetare për zgjedhje të lira dhe të ndershme është e para”, tha kreu i PD-së, Lulzim Basha pas takimit me ambasadorët. Të pranishëm në këtë takim ishin 7 ambasadorë e Rumanisë, Turqisë, Suedisë, Çekisë, Spanjës, Bullgarisë dhe Austrisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.