POLITIKË

Debati në Sarajevë/ Ja përgjigja ironike e Mustafës për Vuçiç

14:31 - 16.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Si u raportua që mbrëmjen e djeshme, takimi mes Ramës, Mustafës dhe Vuçiç në Sarajevë nuk ka qenë dhe aq miqësor.  Çështja e regjistrimit të pronave të RSFJ-së (Republika Socialiste Federale e Jugosllavisë) si prona të Kosovës ka nxitur tensione gjatë një darke në Sarajevë, ku protagonistë ka qenë Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiç. Bëhet me dije se Vuçiç ka ngritur tonet në tavolinë, përballë homologut të tij kosovarë. “Molla e sherrit”, ka qenë vendimi i Mustafës, që të gjitha pronat e Serbisë dhe RSFJ’së të regjistrohen si të Kosovës. Mustafa këtë vendim e ka marrë një ditë para se të shkonte në Sarajevë. Në tavolinë përveç Mustafës dhe Vuçiç në restorantin Libertas kanë qenë të ulur dhe Kryeministri Edi Rama dhe Kryesuesi i Presidencës Boshnjake.

Sipas zyrtarëve të Kosovës të pranishëm në Sarajevë, Mustafa i është përgjigjur toneve tensionuese të Vuçiçit me “thumbime duke ruajtur qetësinë”. “Serbia nuk pyetet për Kosovën prej vitit 1999”, dhe “Këto janë vendime sovrane të një shteti të pavarur”, tregojnë zyrtarë të Kosovës, t’u ketë përgjigjur Mustafa kundërshtimeve të Vuçiçit, rreth vendimit të Qeverisë për pronat, që Vuçiç e kishte cilësuar si plaçkitje, dhe themelimin e ushtrisë. Debati mes dy kryeministrëve ka qenë në qendër të vëmendjes edhe nga mediat e huaja. Gazeta e Beogradit “Blic” ka raportuar se gjatë darkës së djeshme në Sarajevë, ku po marrin pjesë Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shpërthyer një konflikt. Sipas “Blic”, konflikti ka shpërthyer pasi Vuçiç e ka pyetur Mustafën rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës, e cila ka vendosur që e gjithë prona e RSFJ’së dhe Serbisë të regjistrohet si e Kosovës. Gazeta beogradase shkruan se ka marrë vesh nga burimet e saj se Vuçiç e ka akuzuar Mustafën për plaçkitje të pronave serbe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.