AKTUALITET

Dy skeletet e gjendura në Vlorë, ende pa identitet

18:36 - 16.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Enrik MEHMETI

Për dy rastet e fundit të skeletëve të gjetur, rastin e kokës në fshatin Armen ku më pas u gjet dhe një pjesë e trupit jo larg vendit ku u gjet koka, si dhe ajo e skeletit të gjetur në fshatin Zvërnec, nuk ka ende një identitet. Më shumë shpresa për identifikim ka rasti i fundit, ku skeleti i një personi është gjetur në buzë të detit, ka një dyshim se i përket një të riu rreth 30 vjeç nga një fshat i Vlorës nisur kjo nga veshja që kishte në trup, xhupi blu, xhinset, këpucët si dhe rripi ku togza e tij është identifikuar nga të afërmit e personit të zhdukur. Do të jetë ADN-ja ajo që do të japë përgjigjen përfundimtare.

Ndryshe nga skeleti i Vllahinës ku në kafkë kishte një vrimë duke çuar në një dyshim për një ekzekutim, tek skeleti i Zvërrnecit nuk është identifikuar asnjë shenjë e tillë, por gjithsesi një prej pistave të dyshuara është ajo e një vrasjeje të mundëshme, por nuk përjashtohet ajo e një vdekje natyrale. Përsa i përket skeletit në fshatin Armen, pas dyshimeve se mund të bëhej fjalë për një 45 vjeçar të zhdukur vitin e kaluar dhe pas ballafaqimit me dentistin e tij dhe dhëmbët nuk korespondinin pasi i zhdukuri kishte proteza dhe lart po ashtu dhe në pjesën e poshtme, ndërsa koka e gjetur kishte mungesë të dhëmbëve vetëm në pjesën e sipërme, nuk ka pasur asnjë dyshim tjetër konkret. Pavarësisht dyshimeve për identitetin e rasteve, deri tani nuk ka asnjë përgjigje zyrtare se për kë persona të zhdukur mund të bëhet fjalë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.