POLITIKË

Habit deputetja e PD-së, Arbjola Halimi: Rama ka dëshira seksuale për Vuçiçin

12:47 - 16.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




E ndërsa opozitarët kanë hyrë në ditën e 28 të protestës, në asnjë moment nuk i kanë kursyer kritikat, sharjet në drejtim të mazhorancës, sidomos ndaj kreut të qeverisë, Edi Rama. Këtë herë ka qenë deputetja e Partisë Demokratike, Arbjola Halimi, e cila nga “Çadra e Lirisë”, e ngritur përballë godinës së Kryeministrisë përpara protestuesve ka bërë një deklaratë shokuese. E frymëzuar nga takimi i mbrëmshëm në Sarajevë mes Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç dhe Isa Mustafës, ajo ka nisur të flasë për “dëshirat seksuale” të dy kryeministrave, të Shqipërisë dhe Serbisë; pra Ramës dhe Vuçiçit.

Përpara protestuesve, Halimi u shpreh se “Rama ka një “libido latente” për Vuçiç”. Dhe për ta shpjeguar një gjë të tillë për të gjithë ata që ndoshta nuk e dinë, “libido latente” është dëshira seksuale, të cilën, sipas Halimit, Rama e ka për homologun e tij serb.

Ajo e theksoi mendimin e saj duke shtuar se: “Rama me siguri sheh më shumë në ëndërr Vuçiçin, sesa bashkëshorten e tij.”

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.