AKTUALITET

Video e arrestit/ I kërkuan 10 mijë euro, kërcënonin me mesazhe biznesmenin

10:13 - 16.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play


I dërgonin mesazhe telefonike duke kërcënuar një biznesmen, të cilët i kërkonin në këmbim në forme gjobe 10 mijë euro.




Operacioni i koduar “Last Night” ka bërë të mundur  arrestimin e Altin Valisi, 21- vjeç, banues në Tiranë dhe Durim Dervishi, 19- vjeç, banues në Tiranë

Pas një hetimi intensiv, është arritur të dokumentohet me prova ligjore se shtetasit e lartë përmendur, kanë kërcënuar duke dërguar mesazhe telefonike, shtetasin P. Z., 55 vjeç, të cilit i kanë kërkuar në formë gjobe shumën monetare prej 10.000 euro”

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: – 1 armë automatike, tip AK-47 – 11 aparate telefonik celular të markave të ndryshme – 5 Karta SIM Materialet Proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Nenet 109/b/1-25 dhe 278 të Kodit Penal.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.