AKTUALITET

I trafikoi vajzën për prostitucion dhe kanos të ëmën, arrestohet 35-vjeçari nga Lezha

10:00 - 16.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës, pasi dyshohet se ka shfrytëzuar një vajzë për prostitucion. Ka qenë pikërisht e ëma e kësaj fundit, e cila ka bërë kallëzim penal, duke çuar në prangosjen e 35-vjeçarit, Altin Marku. Raportohet se Marku ka kanosur nëpërmjet telefonit shtetasen H.N., ndërsa dyshohet se për qëllime përfitime i ka shfrytëzuar të bijën për prostitucion në Shqipëri dhe Itali. Tashmë Altin Marku, banues në Lezhë do të përballet me veprat penale “Kanosja”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” si dhe  “ Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Njoftimi i policisë

“Më datë 15.03.2017, nga Seksioni kunder trafiqeve të paligjshme u bë ndalimi me inisiativë i shtetasit Altin Marku, 35 vjeç, banues në Lezhë. Ka bërë kallëzim shtetasia H.N., banuese në Lezhë se ky shtetas e ka kanosur nëpërmjet telefonit si dhe dyshohet se për qëllime përfitimi për prostitucion ka shfrytëzuar në Shqipëri dhe Itali të bijën e saj.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Kanosja” “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” parashikuar nga nenet 84, 275 dhe 114 të Kodit Penal”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.