AKTUALITET

I zhvatën 26 mijë euro djalit të ish-deputetit, gjykata: 5 të rinj në burg

10:18 - 16.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur dje fajtorë 5 të rinjtë për gjobvënie ndaj djalit minoren të një ish-deputeti. Dyshohet se ata i kanë zhvatur një total prej 26 mijë eurosh të birit të ish-ligjvënësit Ibrahim Bruka, kirurg, duke e kërcënuar me publikimin e një fotoje ku i mituri tymoste një cigare kanabis.

Gjobat janë vjelë në shuma që varionin nga 2500 deri në 5 mijë euro gjatë 12 episodeve të ndryshme, të regjistruara në harkun kohor janar – prill 2016. Të pandehurit Rogers  Ademaj, Fatmir Gjeta, Ilir Shehu dhe Luan Lama u fajësuan për akuzën e ‘shtrëngimit me anë të kanosjes në dhënien e pasurisë”, ndërsa i pandehuri Shkëlqim Spahiu për “moskallëzim krimi”.

Procesi ndaj tyre u zhvillua i shkurtuar, ndaj ata përfituan ulje me 1/3 e dënimit raporton sot Panorama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.