BOTA

Mark Rutte fiton zgjedhet në Hollandë, qetësohet Europa

08:41 - 16.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Europa është zgjuar e qetë, pasi partia e kryeministrit Mark Rutte fitoi zgjedhjet në Hollandë, duke siguruar kështu mandatin e tretë.

Ai mori 31 deputetë nga 150, ndërkohë partia e Lirisë, e politikanit anti-BE dhe anti-islamik, Gert Wilders, renditet e dyta me 19 deputetë, katër më shumë se zgjedhjet e fundit. Ajo e ndan vendin e dytë me dy partitë të tjera, që kanë marrë po nga 19 deputetë. Partia e Rutte, ndonëse ka humbur disa mandate, sërish ka numrin më të lartë të votive, duke mposhtur në një garë të ashpër radikalin islamofob Geert Wilders.

Ky rezultat e qetëson Hollandën dhe Europën, se mbase suksesi i populistëve do të ndalet këtu, kur testi i radhës dhe frikës tashmë është me zgjedhjet presidenciale në Francë. I pari që ka reaguar për zgjedhjet në Hollandë ka qenë presidenti i Francës, Francois Hollande, që duke uruar Mark Rutte e ka konsideruar fitoren e tij, si fitore mbi ekstremizmin.

Kryeministri Rutte në fjalën e tij përshëndetëse nuk i fshehu emocionet dhe foli për qëndrimin pro Bashkimit Europian. “Është një mbrëmje e rëndësishme për të gjithë Europën, pas Brexit dhe zgjedhjeve amerikane, Holanda i tha jo populizmit”, deklaroi Rutte.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.