EKONOMI

Mjekët roje, urgjenca e reanimacioni, ja shtesat që do të marrin mbi pagën, GSH zbardh tabelat

12:15 - 16.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ola MITRE

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e djeshme rritjen e pagave për të gjithë personelin shëndetësor si dhe shpërblimin mbi pagën që do të marrin mjekët roje. Po ashtu është përcaktuar edhe shtesa që do të përfitojnë mjekët, infermierët dhe laborantët në  shërbimin e urgjencës, të reanimacionit, hemodinamikës, në njësinë e aksidenteve cerebrale si dhe mjekët neonatë. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot tabelat e reja me strukturën dhe nivelin e pagave të mjekëve dhe infermierëve si dhe vlerën e pagës së grupit sipas nivelit arsimor, të cilat i gjeni bashkëngjitur shkrimit.

Shpërblimet & Shtesat

Ndërkaq, sipas vendimit të qeverisë, për çdo shërbim rojë 24 orë pa ndërprerje mjekët e qendrave universitare do të marrin shpërblim mbi pagë në shuma fikse, të cilat variojnë sipas ditëve të zakonshme, fundjavës dhe ditët e festave. Kështu, një mjek roje i parë për ditët e zakonshme do të marrë 6 mijë lekë shtesë, ndërsa mjeku roje i dytë 5 600 lekë shtesë. Për ditët e shtuna, “i pari” do të marrë 7 mijë lekë, ndërsa mjeku roje i dytë 6 400 lekë. Ndërkohë që, për ditët e diela e festat, mjeku roje i parë do të marrë 8 000 lekë, ndërsa “i dyti” 7 600 lekë shpërblim. Shtesën për mjekët roje në institucionet e tjera spitalore e gjeni në tabelën bashkëngjitur shkrimit. Një pikë tjetër e rëndësishme e vendimit të qeverisë ka të bëjë me mjekët dhe infermierët që ushtrojnë detyrën në disa shërbime të veçanta. Kështu, sipas VKM-së, mjekët e spitaleve në shërbimin e urgjencës, shërbimin e reanimacionit, shërbimin e hemodinamikës, në njësinë e aksidenteve cerebrale si dhe mjekët neonatë përfitojnë një shtesë për natyrë të veçantë pune në masën 18 000 lekë në muaj. Ndërkohë që infermierët e këtyre shërbimeve do të përfitojnë një shtesë në masën 12 000 lekë në muaj. Po ashtu, mjekët e institucioneve spitalore universitare, të cilët në zbatim të sistemit të referimit dërgohen për konsulta dhe ndërhyrje kirurgjikale në spitale të tjera përfitojnë për çdo ditë shërbimi një shtesë në page në masën 10.000 lekë, ndërsa mjekët e spitaleve rajonale 5 000 lekë” . Referuar vendimit të qeverisë, shpërblimet dhe shtesat mbi pagë do të përllogariten që prej datës 1 mars 2017.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.