AKTUALITET

Akuzat për trafik femrash, reagon Zotkaj: Jam mësuar tashmë me gjëra të tilla

09:31 - 16.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas deklaratës së Leonard Muçajt, që akuzonte kryebashkiakun e Poliçanit Adriatik Zotkaj për trafikim femrash, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Zotkajt. Ky i fundit ka bërët të ditur se tashmë është mësuar që para çdo fushate elektorale te bëhet kriminel e më pas të harrohet gjithcka.

Postimi i plotë

”Të nderuar bashkëqytetar, jam zgjedhur kryetar i bashkisë së këtij qyteti per katër mandate rresht; populli ka votuar lirisht, madje kur ne pushtet nuk ka qene Partia ime, partia socialiste por partia demokratike, Sali Berisha .

Qytetaret me kane zgjedhur per punen, sherbimin tim ndaj tyre. E kane patur te thjeshte te ishin me pushtetin, pra me qeverine, por, me zgjodhen mua dhe une, me shpirt e pasion, pune te perditshme kam bere gjithcka per te ndryshuar jeten e jetesen e tyre me ndihmen e Edi Rames .

Nisur nga ky fakt, deklaroj publikisht dhe mbaj pergjegjesi per kete, une nuk kam lidhje e as kam konsumuar kurre, vepra penale, krime nga ata qe listohen ne ligjin e Dekriminalizimit.

Po e perseris, asnje krim e asnje lidhje me ndonje krim. Pikerisht se eshte keshtu, por edhe per faktin se Prokuroria ka thuajse nje vit qe kerkon ne gjithe boten per mua e nuk gjen asnje fakt, qofte edhe minimal, e konsideroj qesharake kerkesen e prokurorit televiziv, jo ligjor, per te me nderprere mandatin per nje gjobe 200 lekeshe, me te cilen jam denuar si I mitur nen diktature. Dua te sqaroj se kete denim e kam deklaruar vete ne Kqz ashtu si dhe 19 deputet te tjere, si Sali berisha, Ristani , Ndoka etj ,pa ma kerkuar ky institucion apo dhe vete prokuroria. Dokumentat jane ligjore dhe jane ne Kqz, kerkund tjeter. Cdo perpjekje tjeter, nxitur nga prokuroria politike e Shqiperise, duke perdorur kriminele ordinere, eshte krim me vete, ska lidhje fare me mua, por vetem per qellime elektorale . Une jam njohur nga media me kete perpjekje te re, te ulet e kriminale ,nuk fshihem dhe do perballem publikisht e ligjerisht me kete krim po aq ordiner sa ordiner eshte I akuzuari I prokurorise qe eshte blere ne kete perpjekje kriminale. Tashmè jam mesuar ,qè nè çdo fushatè elektorale tmè bèjnè kriminel ,mè pas çdo gjè harrohet sikur ska ndodh kurrè .! Per tè gjithè ata qe mundohen tè baltosin figuren time ju them se ; Pergjigjen mè tè mirè do ta merrni ne 18 Qershor me fitoren e Ps dhe Edi Ramen .

Dëshmia e Leonard Muçajt

Pas dëshmisë së një të pandehuri, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për kryetarin e Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj.

Procesi kundër Leonard Muçajt duket se ka marrë një kthesë tjetër, pasi i pandehuri nën akuzë për trafik të të miturve i ka kërkuar llogari akuzës, që të hetojnë dhe kryebashkiakun e Policanit Adriatik Zotkaj.

“Pse më hetoni mua për një rast?! Hetoni Adriatik Zotkën. Ai ka trafikuar tetë vajza në Itali”, ka thënë ai.

Prokurorët e dosjes kanë përcjellë proçesverbalet e seancës gjyqësore tek eprorët, të cilët nga ana e tyre kanë urdhëruar fillimin e hetimeve.

Ndaj kryetarit të Bashkisë së Poliçanit, Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar heqjen e mandatit të tij pasi nuk ka deklaruar një nga dënimet e tij në formularët e dekriminalizimit.

Zotkaj, sipas Prokurorisë, rezulton i dënuar që nga viti 1983, kur Gjykata e Skraparit e ka dënuar me 4 muaj riedukim për akuzën e fyerjes dhe goditjes për shkak të detyrës, ndërkohë që më pas rezulton i dënuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, kundërshtim të forcave të policisë dhe veprime arbitrare e falsifikim dokumentash


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.