POLITIKË

Rama e shkarkoi si ministër, Saimir Tahiri: Je kampion, e shkuara nuk kthehet pas

18:24 - 16.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas lënies së detyrës si ministër i Brendshëm, Saimir Tahiri i është rikthyer detyrës së tij si kryetar i PS-së në Tiranë.  Gjatë një takimi me strukturat e selisë rozë në kryeqytet, Tahiri shprehu falënderim dhe mirënjohje për mbështetjen që gjithë shqiptarët i dhanë. “E shkuara është futur në çadër dhe po thërret Shqipërinë për t’u futur në çadër. Llumi i çadrës nuk e zbeh besimin e qytetarëve te qeveria dhe Partia Socialiste. Ata duan të mbrojnë gjyqtaret dhe prokurorët e korruptuar. Ata do të marrin faturën më shembullore. E shkuara nuk do të kthehet pas. Krimi i tyre nuk do prishë paqen mes nesh. Shqipëria kurrë nuk do të kthehet pas”, tha Tahiri.
Në fjalën e tij, Tahiri përmendi për herë të parë një vlerësim edhe për kryeministrin Rama. “Ne jemi skuadër fituese në të gjithë Shqipërinë. Kemi kampion të skuadrës Edi Ramën. Jepni dorën njëri-tjetrit, dhe të gjithë bashkë të ngremë Tiranën dhe të ndërtojmë Shqipërinë që duam. Në 18 qershor ndahet varfëria nga mirëqenia. Në 18 qershor do të japin llogari ata që ndërtuan shtetin dhe ata që e shkatërruan.”, u shpreh Tahiri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.