AKTUALITET

Raporti i Guardia di Finanza për 2016: 32.8 tonë drogë nga Shqipëria

20:27 - 16.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Plot 32.8 tonë marijuana janë bllokuar përgjatë vitit 2016 nga roja bregdetare italiane, (Guardia di Finanza). Në raportin vjetor të publikuar ditën e sotme, është bërë bilanci i operacioneve në hapësirën detare mes Shqipërisë dhe Italisë.  1900 persona janë arrestuar gjatë operacioneve të rojës bregdetare italiane, përgjatë këtyre aksioneve.“Për sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, i rëndësishëm është bashkëpunimi me Shqipërinë”, vlerëson raporti.

Ky bashkëpunim sipas autoriteteve italiane, ka nisur nga viti 1997, me marrëveshjen mes Ministrive të Brendshme të të dy vendeve.  Në vitin 2007 bashkëpunimi me “Guardia di Finanzia” është thelluar, duke bërë të mundur forcimin e bashkëpunimit dypalësh në identifikimin, raportimin dhe asgjësimin e plantacioneve të kanabisit në territorin shqiptar. Ndërkaq që nga fillimi i vitit 2017, janë rreth 11 tonë marijuanë që janë sekuestruar nga Guardia di Finanza vetëm në Pulia, gati sa gjysma e sasisë së bllokuar gjatë gjithë vitit 2016 në këtë zonë detare në kufi me Shqipërinë, thuhet më tej në raportin e bërë publikë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.