BOTA

Riaktivizohet vullkani Etna, dhjetë persona të plagosur

14:19 - 16.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Shpërthen vullkani Etna që është ende në aktivitet. Dhjetë persona kanë mbetur të plagosur të cilët u goditën nga materiali i llavës.

Behet me dije se asnjëri prej  tyre nuk është në gjendje të rëndë, ndërsa vetëm 6 janë shtruar në spitalet e Catanias dhe Acireales.

Vullkani  Etna rigjallërohet edhe njëherë me një fazë të re shpërthyese të karakterizuar nga ujëvara llave, shpërthime dhe çlirimin e një derdhje të vogël.

Rrjedha e llavës del nga “goja”, e cila u formua në “qafë”, që bashkon kraterin e vjetër dhe të ri të juglindjes. Fenomenet aktualisht janë të përqendruara në zonën më të lartë të vullkanit më aktiv në Europë, dhe nuk përbëjnë rrezik.

Spektakli është i dukshëm si nga Catania ashtu edhe nga Taormina. Aeroporti ndërkombëtar i Catanias nuk e ka ndjerë shpërthimin dhe vazhdon punën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.