AKTUALITET

Vendimi/ Seancë e fshehtë “për Velierën”, pezullim i plotë i punimeve në zonën “A”

13:28 - 16.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Lidhur me punimet që po kryhen në kuadër të projektit “Veliera” që ka shkaktuar debate, përplasje dhe protesta është zhvilluar sot, një seancë “e fshehtë” në Gjykatën e Durrësit

Bëhet me dije se nga  Gjykata është marrë  në konsideratën kërkesa e 3 marsit të Prokurorisë së Durrësit, por jo plotësisht.

Prokuroria kërkoi sekuestro preventive për “Velierën”, konkretisht pezullimin e plotë të punimeve.

Ndërkaq, Gjykata e Durrësit ka vendosur pezullimin e pjesshëm të saj.

U mor vendimi për pezullimin e plotë të punimeve në gjithë zonën arkeologjike “A”. Ky vendim është marrë nga gjykata në një seancë të fshehtë që ajo ka zhvilluar.

Kujtojmë se ditën e sotme, Shoqëria Civile, ka parashikuar nisjen e një proteste ndryshe, në orën 22:00 tek Torra Veneciane.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.