AKTUALITET

Stresi përplaset me Bombajn, i hedh një kovë ujë në mes të Tiranës dhe e fyen

09:44 - 16.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Nuk kanë të sosur problemet për reperin e njohur, Stresi. E ndërsa emri i tij është përfolur shpesh së fundmi nga policia për shkak të problemeve të shumta, tashmë i duhet që të procedohet penalisht për një përplasje me regjisorin Leonard Bombaj.

Nga sa mësohet, incidenti ka ndodhur dje rreth orës 11:30, në rrugën “4 Dëshmorët”. Policia raporton se gjatë një aktiviteti, Arkimed Lushaj i ka hedhur një kovë ujë në trup, si dhe ka ofenduar Bombajn. Nuk dihen arsyet e kësaj përplasje midis Stresit dhe Bombajt.

Njoftimi i policisë

“Më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për vlerësim, për shtetasin A. L., 29 vjeç, banues në Tiranë, sepse në orën 11.30, në rrugën “4 Dëshmorët”, gjatë një aktiviteti, i ka hedhur një kovë me ujë në trup dhe ka fyer, shtetasin L.B”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.