BOTA

Sulm terrorist në një shkollë në Francë, plagosen disa nxënës dhe drejtori

13:00 - 16.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Disa nxënës dhe drejtori i shkollës kanë mbetur të plagosur sot, gjatë një sulmi terrorist që dyshohet se ka ndodhur gjatë paradites në një shkollë në qytetin jugor francez, Grasse. Siç raportojnë mediat vendase, kanë qenë tre persona që kanë qëlluar me armë.

Raportohet se një burrë me armë në dorë sulmoi shkollën ‘Tocqueville’ gjatë mëngjesit, duke i qëlluar drejtorit të shkollës dhe duke plagosur persona të tjerë.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë mbërritur forcat speciale që kanë nisur hetimet, ndërsa mësohet se një person është vënë në pranga.

Policia bëri të ditur se në pranga vuri autorin, një 17-vjeçar i cili është student në këtë shkollë, por janë në kërkim të bashkëpunëtorit të tij të dyshuar, sipas BFMTV.

Mësohet se qeveria ka lëshuar një paralajmërim për një sulm terrorist përmes aplikacionit të saj celular.

Sakaq edhe Ministria e Brendshme franceze ka postuar në “Twitter”, ku flet për të shtëna në Grasse dhe se do të japë udhëzimet e nevojshme

Grasse ku dhe ka ndodhur ngjarja, është 25 milje nga Nisë, ku në korrik të vitit të kaluar një terrorist që ngiste një kamion vrau 86 persona.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.