POLITIKË

Telefonata e Valbona Dukës në Opinion: Fatmir Xhafa më binte me shpulla fytyrës!

22:34 - 16.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nëpërmjet një lidhjeje telefonike nga Gjermania, një grua që pretendon se është rrahur në rininë e saj nga Fatmir Xhafaj ka ndërhyrë live në emisionin Opinion. Valbona Duka tregoi për dhunën e ushtruar nga Fatmir Xhafën, kur ai ishte hetues në rrethin e Krujës. “Më rrafi se më ka thënë vëllai jot se do arratiseshe. Më binte në shpulla surratit. Thuaja dhe Ngjelës ke qenë në atë kohë me vëllain tim në burg. Thuajini Fatmir Xhafës se jam gati të përballem kur të dojë. Jam e gatshme të dëshmoj, s’kam nevojë të gënjej. Kam 27 vite në Gjermani” tha në lidhje telefonike Valbona Duka.

Zonja tha se i vëllai, Arben Duka, bashkë me disa shokë të tij kishin pirë raki ditën që kishte vdekur Enver Hoxha dhe për këtë ishin dënuar me burg.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.