AKTUALITET

Tentuan të vidhnin një bankë të nivelit të dytë në Divjakë, por i tremb… alarmi

13:53 - 16.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Në orët e para të mëngjesit të sotëm është tentuar që të vidhet një filial banke e nivelit të dytë në Divjakë nga persona ende të paidentifikuar.

E ndërsa grabitësit kanë hapur derën dhe kanë hyrë brenda bankës, janë trembur nga rënia e alarmit, duke u larguar menjëherë.

Ndërkaq, brenda pak minutash nga rënia e alarmit ka mbërritur në vendin e ngjarjes policia, por grabitësit janë larguar me shpejtësi pa mundur të merrnin dot gjë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Më datë 16.03.2017, rreth orës 02.15, në Divjakë, nga persona të pa identifikuar është tentuar të vidhet një filial banke i nivelit të dytë, personat kanë hapur derën, por nuk kanë arritur të vjedhin vlera monetare. Pas rënies së sinjalit janë angazhuar shërbimet e policisë dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia zyrtarisht.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.