BOTA

Trump shkurton fondet për USAID, më pak para për “intelektualët”

22:06 - 16.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Presidenti amerikan Donald Trump kërkon më pak para vitin e ardhshëm, për USAID dhe organizata të tjera që deri dje financoheshin nga SHBA për të nxitjen e sigurisë dhe vlerave demokratike nëpër botë. Buxheti i Departamentit Amerikan të Shtetit duket se do të jetë më i kursyer për aktivitete, ku Xhorxh Soros ka pasur një ndikim të padiskutueshëm.
“Buxheti i jep fund dhënies së fondeve për organizata ndërkombëtare, misioni i të cilaeve në botë nuk ndikon në përparimin e interesave të SHBA-së apo keqmenaxhohen” thuhet në dokumentin e publikuar nga Departamenti amerikan.
Trump kërkon 25.6 bilion dollarë financime për USAID, rreth 10 bilion dollar apo 28% më pak nga viti i kaluar.
Në një letër që 6 senatorë amerikanë i dërguan Sekretarit Amerikan të Shtetit pak ditë më parë, thuhej se “Liderë të respektuar nga Shqipëria kanë pretendime ndaj diplomatëve amerikanë dhe organizatave të mbështetura nga Soros të cilët shtyjnë për rezultate të caktuara politike në vendin e tyre. Fondacioni Shoqëria e Hapur – Albania (OFSA) dhe ekspertët e tij, me financim nga USAID-i, kanë krijuar dokumentin e diskutueshëm strategjik për reformën gjyqësore shqiptare. Disa udhëheqës besojnë se këto “reforma” kanë si qëllimin përfundimtar për ti dhënë Kryeministrit dhe të majtës së qendrës kontroll të plotë mbi pushtetin gjyqësor”.
Shqetësimi i senatorëve nuk ka të bëjë thjesht me Shqipërinë, por duket se synon të ndërpresë përfitimet e Xhorxh Soros nga Shtetet e Bashkuara. Sa për Shqipërinë, duket se “shoqëria civile” pas kësaj do të trajtohet me më pak para, por ndoshta do të jetë më e pavarur në qëndrimet e saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.