AKTUALITET

Video/ ”Jam Shullazi dua 10 mijë euro”, kërcënimet e dy të rinjve ndaj biznesmenit

14:53 - 16.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Dy të rinj janë arrestuar sot në Tiranë, pas denoncimit të një biznesmeni për gjobëvënie. Altin Vasili dhe Durim Dervishi kanë rënë në pranga e policisë, pas mesazheve kërcënënuese që i dërgonin biznesmenit Piro Zoto. Për ta trembur biznesmenin, Altin Vasili dhe Durim Dervishi i shkruanin mesazhe ku prezantoheshin me emrin Altin Shullazi.

Biznesmeni që zgjodhën për t’i vënë gjobë shiste xhama dhe dy të rinjtë blinin materialet tek biznesi i Piro Zotos në autostradën Tiranë-Durrës. Shuma që duhej të paguante ishte 10 mije euro. Përndryshe në celular i vinin kërcënime me vdekje nga “Altin Shullazi”. Pas denoncimit të Zotos, policia zbuloi se mesazhet vinin nga celulari i babait të Altin Vasilit. Në shtëpinë e njërit nga të ndaluarve u gjet dhe një armë e tipit Kallashnikov.

 

 

http://www.dailymotion.com/video/x5ez1hs_kapja-e-dy-gjobevenesvene-tirane_news


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.