AKTUALITET

Vrau gruan greke, Gjykata dënon me burgim të përjetshëm Klodi Lesin

19:46 - 16.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gjykata greke e Selanikut ka dënuar me burgim të përjetshëm shqiptarin Klodi Lesi, i cili një vit më parë vrau gruan e tij dhe u arratis për 18 ditë së bashku me djalin e tij të mitur. 35-vjeçarin shqiptar i kërkoi ndjesë familjarëve të gruas së tij për krimin që kishte kryer, duke thënë se ishte penduar. Pas një zënke me bashkëshorten e tij greke, Klodi Lesi e qëlloi me thikë duke e lënë të vdekur dhe u arratis për 18 ditë duke marrë me vete edhe njërin nga dy djemtë e tyre të mitur. Gjatë kohës që ishte në kërkim nga policia, 35-vjeçari qëndronte në një kasolle në një fshat të Selanikut. Ndërkohë, prindërit e ish-gruas së tij deklaruan se nuk kanë për ta falur ish-dhëndrin e tyre dhe kanë kërkuar të marrin kujdestarinë e dy nipërve, të cilët tashmë kanë mbetur jetimë. Përveç burgimit të përjetshëm, Gjykata e dënoi atë edhe me 5 vjet burgim për armëmbajtje pa leje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.