POLITIKË

“Bomba” e ambasadorit: Gjysma e tregut të kokainës në Angli nën kontroll shqiptar

16:38 - 17.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ambasadori britanik, Duncan Norman ka folur para mediave në Institutin Shqiptar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në lidhje me marrëdhëniet shqiptaro britanike pas Brex-it, zgjedhjet e ardhshme dhe problemet e drogës.

Ambasadori Norman tha që ky është një moment kritik për zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Kjo është një kohë kritike për Shqipërinë, megjithatë kur afrohen zgjedhjet është edhe një periudhë e mirë që të gjitha forcat të përqëndrohen tek zgjedhjet e lira dhe të drejta si dhe tek pjesëmarrja sa më e gjerë në to. Për t’u integruar në BE zgjedhjet e lira dhe të drejta janë një temë shumë e rëndësishme. Ja pse ky është një moment kritik për Shqipërinë dhe një çështje me rëndësi për të ardhmen e saj”, tha ambasadori britanik Norman.

Në fjalën e tij Ambasadori tha që gjysma e tregut të kokainës në Britani kontrollohet nga shqiptarët.

“Ballkani Perëndimor do të vazhdojë të jetë një rajon i rëndësishëm për ne dhe siç e ka thënë kryeministrja, Britania e Madhe do të jetë mikëpritësja e samitit për Ballkanin Perëndimor në vitin 2018, si pjesë e procesit të Berlinit. Britania do të angazhojë më shumë burime për rajonin, më shumë para, kohë dhe diplomatë dhe kjo përfshin edhe Shqipërinë. Shqipëria ka një rëndësi për Britaninë e Madhe, dhe kjo edhe arsye negative. Shqiptarët kontrollojnë 50 % të tregut të kokainës në Britaninë e Madhe si dhe janë shumë të përfshirë në trafikimin e drogërave të tjera gjithashtu. Shqiptarët përbërjë një nga grupet më të mëdha të të burgusurve në burgjet e Britanisë si dhe shqiptarët janë një nga grupet më të mëdha që hyjnë ilegalisht në Britani. Shqiptarët tentojnë që të bëjnë gjerat mirë dhe një nga këto gjera është edhe krimi”.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.