BOTA

Burgosen dy shqiptarët, tentuan të trafikonin 20-emigrantë në Britani

09:09 - 17.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Dy kunetërit shqiptarë, janë dënuar për trafik ilegal Ferdinand Gjolla 41-vjeç është  dënuar me 8-vite burg dhe Armand Mekolli  30-vjeç me 3-vite e 3-muaj  në bashkëpunim me shoferin polak Marek Niedziechi të cilët tentuan të fusnin 1 sirian dhe 19 shqiptarë në Britani me anë të një kamioni që vinte nga Holanda në bordin e një anijeje.

Policia kufitare  ndaloi dy kamionin që supozohej se transportonte pajisje elektroshtëpiake, në terminalin e portit Tyne në North Shields më 1 shtator 2015, pasi nuhatën një erë të pakëndshme që vinte prej brendësisë së automjetit

Niedziechi i cili punonte për një firmë me baza në Varshavë, në Poloni u tha hetuesve se kishte udhëtuar nga Rimini, përmes Luksemburgut, Belgjikës dhe Holandës për t’i transportuar emigrantët më pas për në Britani.

33-vjeçari i cili kishte fshehur grupin e emigrantëve të paligjshëm në kamionin e tij tha për policinë se gjithçka ishte bërë pa dijeninë e tij.

Në gjykatë u deklarua se polaku kishte bashkëpunuar me shqiptarët për t’i futur emigrantët në Britani dhe kishin marrë në total një shumë prej 140.000 £.

Marek Niedziechi u dënua me 5 vite burg


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.