OPINION

E fillove detyrën Saimir dhe e mbylle Saikeq!

16:44 - 17.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Nga Ylli DYLGJERI *

 

Nuk do ma nxinte goja këtë titull shkrimi.
Nuk me gezon edhe si ish-kuader i larte i MR.
Pra nuk e them Une kete nickname. Eshte gjendja e kriminalitetit dhe Raporti i DASH qe ka bere nul institucionet e drejtuar prej Jush zoti Tahiri.
Ne kushtet e nje politikani makiavelist te pakten behej komedia e pendeses. Kerkohej falje publikisht per rezultatet e institucionit qe late. Koha e kapadaiut ka shkuar. Aq me shume e nje ishi qe gerdufet pasi la pas kete Raport:

Departamenti Amerikan i Shtetit: Shqipëria, vendi ku pastrohen paratë. Trafikon hashash, kokainë, heroine.

Departamenti i Shtetit e ka futur zyrtarisht Shqipërinë në listën e Vendeve Kryesore të Pastrimit të Parave në botë.

Sipas përcaktimeve ligjore, qeveria amerikane konsideron Vend Kryesor të Pastrimit të Parave një vend “institucionet financiare të të cili janë të përfshira në transferta parash që përfshijnë sasi të ndjeshme të ardhurash që burojnë nga trafiku ndërkombëtar i drogës.”

Ky vendim është bërë i njohur në Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Kontrollin e Narkotikëve për vitin 2017, i cili sapo është bërë publik.

Raport përgatitet çdo vit nga Departamenti i Shtetit për Kongresin e SHBA-ve dhe mbulon gjendjen dhe përpjekjet vendeve të ndryshme të botës në luftën kundër drogës dhe pastrimit të parave.

Raporti i këtij viti, që mbulon vitin 2016, thekson se Shqipëria është bazë e krimit të organizuar, pikë e rëndësishme e trafikut ndërkombëtar të drogës, vend ku pastrohen lehtë paratë dhe ku sundon korrupsioni i shfrenuar.

Gjetjet kryesore të raportit janë:

Shqipëria është bazë për operacionet rajonale të organizatave të krimit të organizuar.

Shqipëria prodhon dhe trafikon sasi të konsiderueshme marjuane, kryesisht për tregun Europian.

Shqipëria është vend tranziti për heroinën dhe kokainën afgane.

Shqipëria shërben si një pikë kyçe për shpërndarjejen e heroinës në të gjithë Europën.

Paratë e krimit pastrohen me lehtësi në Shqipëri.

Shqipëria ka korrupsion të shfrenuar dhe institucione të dobëta.

Shqipëria ka kontroll të dobët të kufijve dhe zbatim të dobët të ligjit në dogana, çfarë lehtëson trafiqet e paligjshme.

Pasuritë e paluajtshme, veçanërisht në zonat bregdetare, projektet e zhvillimit të biznesit, dhe lojrat e fatit janë metodat më popullore të fshehjes së të ardhurave kriminale.

Organizatat e zbatimit të ligjit janë jo efikase në luftën kundër pastrimit të parave.

Ndaj nuk kam me koment. Ka vetem nje Titull:
E filluat Saimir dhe e mbyllet Saikeq.

 

* Marrë nga “Facebook”. Autori, gazetar “i vjetër”, një nga zërat publike pro-LSI


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.