AKTUALITET

E fundit/ Plagosen me armë 2 vëllezër në Tiranë, policia arreston 16-vjeçarin

16:26 - 17.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një plagosje e 2 vëllezërve me armë zjarri ka ndodhur pak momente më parë në Tiranë. Krimi ka ndodhur në Bathore ku kanë mbetur të dëmtuar dy shtetasit, A. B. dhe A. B. (vëllezër), të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.




Shërbimet e Komisariatit nr. 5, kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen në kohë të autorit të dyshuar shtetasi L. C., 16 vjeç. Mësohet se sherri ka nisur pak ditë më parë për arsye banale, palët janë sharë me njëri-tjetrin në lokal.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1 pistoletë dhe 1 armë gjahu.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.