Show-Bizz

“Këta të vrasin…”, çfarë e ka nxehur kaq keq Rudina Xhungën?

17:13 - 17.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një debat i ashpër u zhvillua sot mes gazetarit Dritan Hila dhe shkrimtarit Agron Tufa.

Gjithçka nisi kur gazetari Dritan Hila mori në mbrojtje shkrimtaren Diana Çuli, e cila është vënë në shënjestër të sulmeve kohët e fundit nga Agron Tufa dhe vazhdoi me polemikën për ndalimin e filmave të periudhës së regjimit komunist.

Sot debati u thellua, pasi Agron Tufa e ka sulmuar sërish Dritan Hilën. “E duke qenë se në këtë “kopsht” (letrar) ai është thjesht një “barbar”, që hyn të dhunojë, më takon mua ta trajtoj, siç e meriton, dmth, si barbarin në Kopsht. Dikur, psh, në kohërat antike/postantike, barbarit dhunues i prisnin hundët, ndonjë copë vesh, e ndonjë rudiment tjetër etj, etj., por mos e dhashtë Zoti të veprojmë me të njëjtat metoda, siç vepronte gjatë diktaturës i ati i Dritanit”, thotë Tufa.

Sot ka reaguar edhe gazetarja e njohur Rudina Xhunga, bashkëshortja e Hilës. Gazetarja shkruan se pas kërcënimeve me jetë që ka bërë, nëse do ishim në një vend normal, Tufa do meritonte burgun.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.