POLITIKË

Kryeministri Rama takohet me Lu, Calaverën dhe ambasadorët e BE-së

10:24 - 17.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ambsadorët e vendeve të Bashkimit Europian, në këtë takim ka qenë i pranishëm gjithashtu edhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Takimi ka zgjatur rreth një orë e 30 minuta.

Në takimin e Ramës me amasadorët e BE ishte dhe ambasadori  amerikan Donald Lu dhe ai i OSBE Bernd Borchardt, ndërsa nuk ishte e pranishme ambasadorja e BE, Romana Vlahutin.

Në përfundim të takimit, kryeministri Rama nuk dha asnjë deklaratë për mediat.

Megjithatë në qendër të diskutimit mendohet se ka qenë situata politike, protesta e PD por edhe përgatitja e zgjedhjeve të 18 qershorit.

Ky takim vjen pas disa drekave të punës që këta ambasadorë patën me kreun e PD, Lulzim Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.