POLITIKË

“LSI nuk do drejtësinë”, Vasili: Kush e mendon s’është mirë nga mendtë e kokës

09:59 - 17.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, ka mohuar akuzat se LSI po e bllokon me mekanizma të brendshëm reformën në drejtësi.

I ftuar në emisionin “Arena” me gazetarin Dritan Hila në Ora News, Vasili tha se ishte vota e LSI që e çoi përpara këtë reformë në Komisionin e Posaçëm, sikundër dhe roli i kësaj force politike ishte deçiziv në kalimin me konsensus të ndryshimeve kushtetuese.

“Nëse dikush mendon se LSI nuk e do reformën në drejtësi, nuk është mirë nga mendtë e kokës”,- tha ai.

E ndërsa Berisha e etiketon një reformë sorosiane për të favorizuar Ramën, Vasili mjaftohet me deklaratën se Soros ka qenë aktor kyç në këtë reformë.

Pjesë nga debati në studio

Hila: Një pyetje kam, Berisha ka thënë që reforma është bërë nga sorosistët, është e ndikuar dhe ata e kanë bërë që të jetë në favor të zotit Rama. A kemi një hedhje poshtë të gjithë kësaj pune që është bërë dhe opozita nuk do të jetë bashkëpunuese këtej e tutje?

Vasili: Nuk e di se ç’bën opozita dhe nuk komentoj gjërat e opozitës. Konstatimi juaj ka të bëjë nëse ka qenë Fondacioni Soros një aktor? Ka qenë. Është konsideruar faktor kyç nga vetë ata që e kanë drejtuar reformën. Kjo është njëra anë, se çfarë interpretimi bën zoti Berisha është e drejtë e tij të bëjë interpretim. Unë jam nga ata njerëz që kanë votuar reformën, vota ime e pestë në Komisionin e Posaçëm ka ndarë që reforma të shkonte përpara, vettingu të shkonte përpara apo të mos shkonte.

Hila: Do duhet shumë kohë për SPAK dhe Byronë?

Vasili: Një pjesë e institucioneve në rrugë e sipër do fillojnë të ndërtohen, por të gjitha kanë detyrimin ti nënshtrohen vettingut. Nëse proçesi nuk ecën përpara ne do ndodhemi para një situate.

Hila: Po saboton LSI?

Vasili: Këto figuracione nuk kanë të bëjnë me politikën. Me shtetin kanë të bëjnë 84 vota, kur nuk bëhen pa LSI, tërë ata që janë tromaksur nga trutë e kokës që thonë jo LSI e do, nuk e do, do të thotë që nuk janë mirë nga mendja. 84 vota bëhen me LSI. Që të bëhen 5 vota atje në komisionin e reformës ishte që unë të merrja një vendim politik timin në përputhje me partinë time dhe ti thosha po edhe një reforme që në momente të caktuara kisha rezerva të forta të cilat po verifikohen. Nuk vepronte logjika e ftohtë, por kjo je me partinë, je kundra partisë. Qëndrimi pro dhe kundër Stalinit thoshte babai im në vitet ’50. Kjo kërkonte qëndrim kokëftohtë, hajde të bëjmë një reformë sa më të mirë dhe ta çojmë përpara. Sa i takon kush është pro dhe kundër duhet të ndajmë edhe këtë gjë: Kush është pro realisht dhe kush është pro propagantistikisht. Unë kam vetëm një pro, institucionale, votën, ja ku është ligji dhe hajde të veprojmë. LSI i ka bërë shërbim një ideje, na duhet shumë konstruktivitet dhe shumë konsensualitet që ti shpëtojmë mekanizmave apo takticizmave dinake të politikës.Sot nëqoftëse ka një gjë me të cilën ne e vëmë në vështirësi politikisht dhe moralisht opozitën është që ti e ke votuar me 140 vota Kushtetutën, pse e pengon tani dhe nuk voton vettingun.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.