POLITIKË

Reagon këshilltari i Tahirit: Si ishte ai muhabeti, jepi dorën, të shqyen krahun

12:37 - 17.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ka reaguar menjëhëre keshëlltari i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Erlis Hereni. Ky reagim vjen pas deklaratave të forta të sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së ,Luan Rama i cili foli në lidhje me shqetësimin për raportin Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me kanabisin, duke akuzuar drejtpërdrejt Policinë e Shtetit

“Si ishte ai muhabeti, Jepi dorën; të shqyen krahun me gjithë shpatull…”, shkruan Hereni pa përmendur emra.

“Fakti që Shqipëria u shqua si vend i kokainës dhe trafikimit, më e pakta ka munguar zbatimi i ligjit, ndaj reagimi duhet të jetë i menjëhershëm që tani. Këto organe të zbatimit të ligjit kanë në krye qeverinë” u shpreh para pak minutash Luan Rama.

Konferenca për shtyp e kreut të grupit parlamentar të LSI, Luan Rama

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, ku ngrinte një sërë problemesh për Shqipërinë, sidomos ai i drogës është komentuar edhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Ka qenë kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Luan Rama, i cili në një konferencë për shtyp, ka kërkuar sot para mediave që Shqipëria të mos bëjë më spektakle me transmetimet televizive të policëve që çohen për të kapur kanabis.

“Siç keni bërë të ditur edhe ju përmes publikimit të raportit të DASH, ky raport konfirmon edhe njëherë faktin e rëndë që Shqipëria vazhdon të mbetet një burim i rëndësishëm i marijuanës dhe një rrugë tranzit për kokainën dhe heroinës. Ky konstatim shqetësues kërkon një reagim të përgjegjshëm të gjithë agjencive që kanë për detyrë luftën kundër drogës dhe një reagim të përgjegjshëm të të gjitha institucioneve shtetërore. LSI në vazhdimësi dhe në vijimësi ka qenë e vendosur për reagimin ndaj çdo kujt që rezulton i lidhur me kultivimin apo trafikimin e drogës. E rëndësishme për vendin që Shqipëria të mos bëjë më spektakle me transmetimet televizive të policëve që çohen për të kapur kanabis. U bëj thirrje të gjitha institucioneve që të veprojnë jo me demagogji por në mënyrë konkrete dhe t’i përgjigjet me seriozitet shqetësimeve të Departamentit të Shtetit, por edhe shqetësimeve nga antimafia italiane që ka të bëjë me trafikimin e lëndëve narkotike në Shqipëri”.

Interesimit të gazetarëve, nëse LSI-ja do t’i jepte votën në Kuvend, Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm, Rama u përgjigj:

“Ne jemi të gatshëm për të bërë çdo gjë ligjore, institucionale, politike për të zhdukur njollën e zgjedhjeve të pandershëm dhe të paligjshme. Ne nuk jemi forcë që aplikojmë gjuhën e ultimatumeve, që shfrytëzojmë dialogun. Nuk jemi pjesë e politikës së atyre që bëjnë deklarata të tipit: të kalojë mbi trupin e këtij, apo atij”,- tha ai, duke u distancuar në këtë mënyrë edhe nga deklarata e bërë nga lideri i opozitës, Lulzim Basha i cili paralajmëroi Xhafajn se do hynte në zyrën e ministrit të Brendshëm vetëm nëse kalonte mbi trupat e demokratëve.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.