POLITIKË

Lulzim Basha tregon pse Rama nervozohet nga Voltana Ademi

21:30 - 17.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas akuzave që Edi Rama ka drejtuar sot nga Shkodra për kryebashkiaken Voltana Ademi, ka reaguar edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Basha ka thënë se Voltana e bën nervoz Ramën, sepse ajo i kujton se gjysmat e kryetarëve socialistë të bashkive i ka përdhunues, trafikantë dhe kriminelë. “Voltana Ademi është një zonjë grua që punon dhe përpiqet për Shkodrën edhe pse Edi Rama e ka lënë Shkodrën pa fonde dhe pa mbështetje si hakmarrje politike ndaj saj.

Edi Rama e sulmoi sot Voltanën, për të disatën herë, sepse Voltana e bën nervoz. E bën nervoz Edi Ramën sepse ajo i kujton që gjysmat e kryetarëve socialistë të bashkive i ka përdhunues, trañkantë dhe kriminelë gjithfarësojesh nga Elvis Rroshi tek Adriatik Zotkaj. Voltana e bën nervoz Edi Ramën sepse ajo i kujton atij se Shkodrës i vuri deputet një hajdut të pangopur si Ilir Beqja. Edi Ramën e bën nervoz Shkodra, e bën nervoz e gjithë Shqipëria sepse nuk i gënjen dot më me fasadat dhe premtimet mashtruese dhe as nuk i tremb dot më me të“.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.