POLITIKË

Mimi Kodheli mbledh ushtarakët për një fjalim kundër Berishës

21:38 - 17.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Mimi Kodheli gjatë një takimi që ka patur me strukturat e Ushtrisë, që u nisën sot  në operacionin e NATO-s në detin Egje, ka paralelizuar ngjarjet e marsit të vitit 1997 me ngjarjen e Gërdecit, 9 vite më parë. Gjatë fjalimit, ministrja e Mbrojtes ka thënë se përgjegjës për këto ngjarje është Berisha dhe babëzia e tij për të mbrojtur pushtetin.

“Marsi i vitit 1997 shkërmoqi plotësisht strukturat tona ushtarake, sipas një skenari të qartë dashakeqës për të mbrojtur me çdo kusht pushtetin e ndonjë individi, i cili urdhëroi makabritete që asnjë udhëheqës europian nuk ia ka bërë vendit të tij. E prapë, në marsin e vitit 2008, po e njëjta klikë hodhi në erë një fshat të tërë, duke shkaktuar 26 të vdekur, nga babëzia për të përfituar nga arsenali ushtarak. I kemi sot mes nesh, të angazhuar që të pengojnë reformën në drejtësi”, deklaroi Kodheli.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.