POLITIKË

Pas Tahirit “rebelohet” edhe Piro Lutaj: Të vegjëlve u duket vetja të mëdhenj

19:27 - 17.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas ‘shpërthimit’ të Saimir Tahirit, që i ka quajtur hiena aleatët e Ramës në qeveri dhe të gjithë ata që kanë dalë nga oborri i PS, një tjetër deputet i majtë ka shpërthyer nda LSI-së. Në një postim në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’ Lutaj ka mbështetur Tahirin me qëndrimin e tij, ndërsa thekson se 18 qershori do të jetë prova më e mirë për të “vegjlit e ‘e mëdhenj’, por edhe për të mëdhenjtë ‘e vegjël’”.

Nga ana tjetër ai paralajmëroi një fushatë zgjedhore të ashpër.  “Të dashur miq e kolegë! Na duhet shumë punë e përkushtim për 18 Qershorin, të tjerat venë dhe vijnë! Fushata do të ketë shumë e ashpër! Kjo do të jetë prova më e mirë, për të vegjlit ‘e mëdhenj’, por edhe për të mëdhenjtë ‘e vegjël’. Kështu e kuptoj unë këtë postim të Saimirit!”, citohet në statusin e Lutajt në ‘FB’.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.