Media

Plas sherri në TV mes Fatos Lubonjës dhe Andi Bushatit: Ti qenke idiot!

10:39 - 17.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në mbyllje të emisionit “Të Paekspozuarit”, kur ora po shkonte 12 e natës, Fatos Lubonjën nuk e kanë mbajtur më nervat. Pavarësisht dobësisë që ka ndaj Andi Bushatit dhe Ben Blushit, në momentin kur këta ja ndërprenë fjalën për të disatën herë, Lubonja ka thirrur në studio: Epo qenkeni idiotë pra!
Pas kësaj në studio ra heshtja. Lubonja përplasi edhe njëherë shishen e ujit në tavolinë duke shfryrë, para se të riniste fjalën.

Pas tij, foli Andi Bushati, i cili priti momentin kur ja ndërprenë fjalën, u kthye nga Lubonja dhe e pyeti: Tani të të them idiot unë ty?


REPLIKAT E MËHERSHME
“A je në vete?” “Jo, a je ti në vete?”, një debat me ritëm por brenda normave të etikës u zhvillua mbrëmë mes Fatos Lubonjës dhe Ben Blushit në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në “News 24”.
Debati lindi kur Rakipi pyeti të ftuarit: A mund të ketë zgjedhje pa opozitën?
“Ka zgjedhje, po s’ka zgjidhje”, tha shkurt Baton Haxhiu. Kurse Blushi e zhvilloi idenë e tij.
“S’mund të ketë sepse opozita ka kontroll sistemik mbi zgjedhjet, për shkak të kontrollit të komisioneve. Por, problemi është se Basha nuk del kundër sistemit, ndaj çadra nuk ka sukses”, tha kreu i LIBRA-s.
“Po sistemi nuk ndryshon me një ditë mor Ben”, ndërhyri Lubonja.
“Dëgjo, më ler të mbaroj. Po u krijua qeveria teknike, opozita do marrë ministrin e Brendshëm, regjistroje, këtu do jemi”, tha Blushi. Në një moment Lubonja psherëtiu: Nuk e kuptoj pse je kaq agresiv me mua sot…
Në fund të emisionit maratonë, Ylli Rakipi rikujtoi ritransmetimin e debatit, të dielën në mesditë.
GSH.al.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.