AKTUALITET

Qëllon tre herë me armë ndaj 24-vjeçarit, policia e Lezhës shpall në kërkim autorin

09:00 - 17.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Lezhë, ku mund të kishte përfunduar edhe në viktima.

Efektivët e Sektorit kundër krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë kanë shpallur në kërkim një 22-vjeçar, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj një 24-vjeçari po nga ky qytet. I riu me inicialet Xh.D. 22 vjeç, banues në Lezhë, për shkak të një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit N.N. 24 vjeç, i cili po lëvizte me mjetin e tij. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Ndërkohë që në vendngjarje policia sekuestroi 3 gëzhoja.

Nuk dihen arsyet që i ka çuar në konflikt dy të rinjtë, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë

Më datë 16.03.2017, nga efektivët e Sektorit kundër krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit Xh.D. 22 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit N.N. 24 vjeç, banues në Lezhë i cili po lëvizte me mjetin e tij. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka pasur të lënduar. Në vendngjarje u sekuestruan 3 gëzhoja.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Vrasja me paramendim” mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 78-22 e 278/5 të Kodit Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.