POLITIKË

Rama: Voltana është në gjumë. Kryebashkiakja: Ti fle me krimin

19:49 - 17.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play
Kryeministri, Edi Rama dhe Kryetarja e bashkise se Shkodres, Voltana Ademi, duke pare ambientet e stadiumin Loro Borici, i cili do te inagurohet me ndeshjen miqesore Shqiperi-Marok, e cila do te luhet pas disa oresh ne stadiumin Loro Borici ne qytetin e Shkodres.
31 Gusht 2016/r/n/r/nAlbanian Prime Minister Edi Rama and Shkodra’s Mayor Voltana Ademi inspects works on the stadium “Loro Borici”, which will be inaugurated with the friendly match Albania vs Morocco, which will be played in the stadium “Loro Borici” in Shkodra some hours later.

Kryeministri Edi Rama nga Shkodra sotka sulmuar edhe njëherë kryebashkiaken, Voltana Ademi. Në fjalën e tij ai tha se bashkia nuk bën asnjë pune.“Bashkia e Shkodrës është bashkia më shembullore për gjumë, dhe nuk e çan kokën për familjet. Më vjen keq që atë që e hëngri Tirana deri në 2015­n, tani po e ha Shkodra. Më vjen keq që gjumin e Tiranës e kanë çuar në Shkodër, dhe që krevatin e gjumit të Bashës në Tiranë ia kanë dhënë Voltanës,” tha Rama. Menjëherë pas kësja deklarate ka reaguar me tone të ashpra edhe Voltana Ademi. “Edi Rama nuk ka një shtrat po shumë shtretër pasi flet nga shtretërit e shokëve te shumtë kriminelë të rrezikshëm që i bëri deputet e kryetar bashkish. Sot të gjithë po i shohim me zë e figurë se janë vrasës, tutor e trafikant droge.




Ndaj Edi Rama flet për gjumin se kerkon të verë popullin në gjumë përballë kësaj maskarade, dhe per ironi, ka guxim e flet për vetingun. Flet për gjumin se kërkon të vërë në gjumë popullin e Shkodrës duke e diskriminuar politikisht, duke i dhënë fonde sa një ish-komunë e duke mos i miratuar asnjë projekt. Por Bashkinë Shkodër nuk do arrish ta vësh në gjumë, pasi ky qytet ka shpirt demokrat dhe punëtor. Po përdor shumë marifete, por me humbje spektakolare do dalësh nga Shkodra! E dini kush është Rama? Ështe ai që tha para pak kohësh se nuk na jep Bashkia Shkodër leje për “Kafen e Madhe”. Ndërkohë që nuk kishte aplikuar fare për leje! Lejet janë në dorë të Edi Ramës dhe jo në dorë të Bashkisë së Shkodrës. Të këtij format gënjeshtre i ka edhe diskutimet e premtimet.  Por, kjo do i zgjasë deri më 18 qershor kur kryeministër i vendit do jetë Lulzim Basha!”, ka shkruar në Facebook Voltana Ademi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.