POLITIKË

Retorika dhe gjuha e ashpër e politikanëve, kritikon zv/ambasadori britanik

12:22 - 17.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gjuha dhe retorika e ashpër që po përdoret nga politikanët shqiptarë është kritikuar nga zëvendësambasadori britanik në Tiranë, Sean Melburne. Ky i fundit është shprehur se politikanët përshkruajnë kundërshtarët politikë me fjalët më të rënda si ‘kriminel’, ‘drogaxhi’, ndërsa bëjnë apele që nxisin destabilitet, të tilla si ‘shponi gomat’ apo ‘thyeni xhamat’.

“Politikanët shqiptarë bëjnë thirrje pa marrë parasysh parimet, por ky nuk është vetëm një fenomen shqiptar. Edhe në Britani ka fjalime me përmbajtje urrejtje dhe kjo nuk është gjë e mirë. Këto shprehje nuk duhet të fshihen tek liria e fjalës. Kjo mënyrë që përdorin politikanët dëmton shoqërinë, prandaj duhet të jenë më të përgjegjshme. Duhet të sigurohet një atmosferë politike e qetë, ndërsa votuesit nuk duhet të vendosin mbi retorikën agresive të politikanëve. Shqipëria përballet me polarizimi të thellë”, – ka thënë Sean Melburne.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.