POLITIKË

Rrahje gjatë protestës anti-Veliera, Bylykbashi: Ekstremistët e majtë të Ramës

09:38 - 17.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Oerd Bylykbashi, deputeti i Partisë Demokratike ka reaguar për incidentin e ndodhur dje në mbrëmje përpara Torrës Veneciane për mbrojtjen e trashëgimisë të arkeologjike të Durrësit, ku djemtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike janë përplasur fizikisht me ata të shoqërisë civile, për shkak të ngacmimit të një vajze. Në lidhje me këtë, Bylykbashi ka pohuar se persona të infiltruar me shoqërinë civile kanë inskenuar konflikt, duke rrahur barbarisht protestuesit.

Deputeti i PD, Bylykbashi, ndër të tjera ka theksuar se protestuesit e FRPD u sulmuan nga provokatorë që i shërbejnë regjimit bandit. Këto grupime sipas tij, janë të telekomanduara nga Rama dhe sharlatanët pranë tij, që po kthehen në rrezik për protestuesit paqësore. Ai i ka bërë thirrje policisë dhe prokurorisë që të ndjekin penalisht deri në fund personat përgjegjës për dhunën fizike te shkaktuar, pa u ndikuar nga interesi i Ramës apo kujtdo sharlatani me pushtet! “Ekstremistet e majtë rrahin barbarisht ata që po mbrojnë Torren Veneciane nga Veliera e Dakos. Protestuesit e shoqërisë civile që po luftojnë për të mbrojtur trashëgiminë dhe identitetin e Durrësit dhe Shqipërisë nga Veliera e Vangjush Dakos u sulmuan dhe u rrahën barbarisht mbrëmë natën nga provokatorë që i shërbejnë këtij regjimi bandit.

Te ashtuquajtura grupime rinore aktiviste me prirje majtiste, që shfaqen me telekomandë nëpër protesta, pasi këto kanë marrë formë dhe kërcënojnë qoftë edhe imazhin e pushtetit, mbrëmë u infiltruan me protestuesit e shoqërisë civile dhe pas largimit të medias, kanë inskenuar konflikt e më pas kanë rrahur barbarisht protestuesit. Dy aktivistë u sulmuan në mënyrë të koordinuar me dhunë fizike në grup dhe njëri prej tyre u detyrua te shtrohej ne spital.

Këto grupime të telekomanduara nga Rama dhe sharlatanët pranë tij po kthehen në rrezik për protestuesit paqësore që protestojnë kundër kësaj qeverie banditësh dhe kriminelesh. Kamuflazhi rinor dhe aktivizmi Çe-guevarist është i pamjaftueshëm për të mbuluar fillin qe i komandon. E ç’mund të presësh në një shtet të majtë bandit?”, pyet retorikisht Bylykbashi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.