POLITIKË

Gramoz Ruçi: Bojkoti i opozitës, përpjekje për destabilitet

12:25 - 17.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




E ndërsa opozita ka hyrë në ditën e 28-të të protestës, ku kreu i saj, Lulzim Basha, ka përsëritur me tone të prera se nuk ka zgjedhje me Ramën kryeministër, ka reaguar kreu i grupit parlamentar të PS-së. Duke folur nga Fieri, Gramoz Ruçi i ka kujtuar Bashës se pushtetin ta jep elektorati me votë, ndërsa e ka quajtur të gjithë sa po ndodh përpjekje e qartë për destabilitet.

“Pas një muaji zgjidhet presidenti, por ka nga ata që nuk e duan këtë. Kjo që po ndodh tani është përpjekje për destabilitet. Nga çadra e opozitës u hodh dje ideja që të mos ketë zgjedhje, pra vendi do ngelet pa qeveri, pa parlament dhe kjo është kriza. E kemi provuar destabilitetin në vitin 1997, në kohën e piramidave etj. Pushtetin ta jep elektorati. Është koha që të votojmë për zgjedhjen më të mirë dhe jo sipas oreksit të partive”, – ka thënë kreu i grupit parlamentar, Ruçi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.