EKONOMI

Tabelat e reja, shtesat e pagave për prokurorë e gjyqtarë

07:55 - 17.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nga Ornela MANJANI

Publikohet struktura e pagave për nëpunësit civilë, nëpunësit e kabinetit në Kryeministri, aparatet e ministrive të linjës, administratën e Presidentit, Kuvendit, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Gjykatën e Lartë, Prokurorinë e Përgjithshme, institucionet e pavarura, institucionet në varësi të kryeministrit, institucionet në varësi të ministrave të linjës dhe administratën e prefektit. Shtesat mbi pagat variojnë nga 5 deri në 30 mijë lekë.

Specialistët

Sipas vendimit të fundit, “Specialistët”, “Përgjegjësit e sektorit” apo “Drejtorët e drejtorive”, të cilët punojnë në pozicione që lidhen me procesin e informatizimit të administratës publike dhe kërkojnë në mënyrë të detyrueshme, diplomë universitare të nivelit “Master i Shkencave/Master Profesional/ Bachelor” apo të barasvlershme me to, në degët “Inxhinieri elektronike”, “Inxhinieri informatike”, “Informatikë”, “Inxhinieri telekomunikacioni”, “Teknologji informacioni”, “Informatikë ekonomike”, “Inxhinieri matematike informatike” apo “Shkenca kompjuterike” përfitojnë shtesë page në masën 15 000 lekë në muaj. Përfitojnë shtesë në page në masën 7 500 lekë në muaj, nëpunësit e strukturave të TIK, të cilët nuk punojnë me bazat e të dhënave shtetërore.

Kryeministri

Në Kryeministri pozicionet, “Drejtor i Departamentit të Zhvillimit të Financimeve dhe Ndihmës së Huaj” dhe “Drejtor i Departamentit të Jetësimit të Prioriteteve” përfitojnë shtesë në masën 8 000 lekë në muaj. Pozicionet “Drejtor njësie, jurist, koordinator dhe inspektor në Departamentin e Legjislacionit, Monitorimit të Programeve dhe Antikorrupsionit”, “Drejtor njësie, drejtor drejtorie, jurist dhe koordinator në Departamentin e Programimit të Zhvillimit, Financimeve dhe Ndihmës së Huaj” dhe pozicionet “Koordinator në Departamentin e Jetësimit të Prioriteteve”, në masën 10 000 lekë në muaj.

Institucionet e artit

Në Teatrin Kombëtar, Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, Teatrin Kombëtar të Komedisë, Cirkun Kombëtar, punonjësit e trupës artistike në këto institucione, në masën 6 000 lekë në muaj. Në Drejtorinë e Shifrës, nëpunësit në pozicionet “Përgjegjës sektori” dhe “Specialist”, në masën 15 000 lekë në muaj.

Ministri

Në Ministrinë e Financave, nëpunësit civilë në pozicionet “Sekretar i Përgjithshëm”, “Drejtor i Përgjithshëm”, “Drejtor drejtorie”, “Përgjegjës sektori” dhe “Specialist” si dhe funksionarët në pozicionet “Drejtor i kabinetit të ministrit”, “Zëdhënës” dhe “Këshilltar”, në masën 20 000 lekë. Në Departamentin e Administratës Publike, nëpunësit civilë në pozicionet “Drejtor departamenti”, “Drejtor drejtorie”, “Përgjegjës sektori” dhe “Specialist”, në njësitë teknike të përmbajtjes, në masën 10 000 lekë.

Prefekti i Qarkut të Tiranës do të marrë 130 300 lekë. Prefektët e qarqeve të tjera marrin nga 118 300 lekë. Nënprefekti i nënprefekturave Kavajë, Lushnjë dhe Sarandë, 99 800 lekë. Nënprefekti i nënprefekturave Krujë, Pogradec, Librazhd, Tepelenë, Përmet, Mat, Pukë, Tropojë dhe Skrapar, 92.400 lekë.

Tabelat me rritjen përkatëse për çdo kategori i gjeni sot në “Gazetën Shqiptare” në çdo pikë shitjeje


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.