AKTUALITET

Terrorizon gruan e divorcuar dhe fëmijën: O të marr, o nuk ke jetë

08:45 - 17.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një grua e divorcuar në Tiranë është “terrorizuar” për muaj me radhë nga ish- bashkëjetuesi i saj, që i kërkonte me ngulm martesë

Ti nuk ke shans të ndahesh nga unë. Ti dhe fëmija jot jeni të mitë. Do të jesh gruaja ime. O të marr, o nuk ke jetë”.

 E divorcuara E. O., nënë e një fëmije të mitur, kishte nisur me dëshirë bashkëjetesën me mikun e saj 43-vjeçar, Gjergj K., pa ditur se do të pendohej në pak muaj, raporton “Panorama”.

Përpjekja e gruas për t’u ndarë nuk është pranuar nga ana e 43-vjeçarit.

Ai e ka kërcënuar gruan në vijimësi, ka kryer veprime të dhunshme ndaj saj, si edhe e ka përndjekur në rrugë apo në vendin e punës.

Në të tilla kushte, në shtator të vitit të kaluar ajo i ka kallëzuar në polici veprimet e tij.

Pas këtij kallëzimi, Gjergj K. u procedua penalisht për akuzën e “përndjekjes”. Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës e shpalli të fajshëm në lidhje me këtë akuzë dhe e dënoi me një vit burg.

Gjatë gjykimit të 43- vjeçarit, gjykata ka administruar dëshminë e të dëmtuarës, e cila ka rrëfyer për bashkëjetesën e saj 4-mujore me të pandehurin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.