POLITIKË

Thyhen rregullat, ministrat e rinj edhe deputetë

09:37 - 17.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Edhe se tanimë do të jenë në postin e ministrit, Olta Xhaçka, Eduard Shalsi dhe Fatmir Xhafaj nuk do të lenë mandatin si deputetë, duke qenë kësisoj, në të njëjtën kohë, edhe ligjëvënës edhe ministra.

Ky “përjashtim nga rregulli” filloi që me ardhjen në krye të ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të Blendi Klosit, i cili nuk la mandatin e tij si deputet ndonëse mori detyrën e re që mbante paraardhësi i tij Erion Veliaj.

Lënia e mandateve nga tre ministrat do të konvertohej nga tre prurje të reja në Parlament, gjë e cila me ç’duket nuk i ka pëlqyer shefit të qeverisë, që ka shkelur urdhërin e dhënë nga vetë ai që në momentet e para të krijimit të kabinetit qeverisës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.