POLITIKË

Basha: Xhafaj ministër, po kaloi mbi trupat tanë (të përndjekurit marshojnë)

15:06 - 17.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




(A po paralajmërohet mosdekretimi nga presidenti Nishani?)

Fatmir Xhafaj po targetohet nga opozita si “hetues i komunizmit” që nuk meriton të jetë në krye të ministrisë së Brendshme. Pas denoncimeve publike të djeshme të 2 emigrantëve të cilët thanë se ishin torturuar personalisht nga ministri i emëruar nga Rama, sot kryetari i PD-së ka bërë një deklaratë të fortë.

“Fatmir Xhafaj do bëhet ministër vetëm po kaloi mbi trupat tanë. Por, ai nuk do të jetë asnjë minutë ministër”, tha sot Basha duke folur tek çadra e PD-së. Në fakt, qënia e Xhafajt ministër nuk është krejt e sigurtë duke qenë se ka hamendësime se edhe presidenti i Republikës mund të mos e dekretojë këtë kandidaturë.

Ndoshta, ndaj flet kaq i sigurtë edhe Basha.

“Një njeri që pasi hoqi kostumin e sigurimit të shtetit veshi me vëllain e tij kostumin e trafikantit të kokainës. Ujku qimen e ndërron, por zakonin se harron. ndokush që se njeh mirë historinë e Shqipërisë mund ta pandehë për qengj por ata që e njohin e dinë se është ujk i vjetër. Por sot të zotohemi bashkë se Fatmir Xhafa nuk kalon pragun e ministrisë së brendshme përveçse mbi trupat tanë”, tha Basha.

PROTESTA E TE PERNDJEKURVE

Në profilizimin e Xhafajt si hetues diktature, duket se shkon edhe protesta e sotme e ish-të përndjekurve politikë. Ata bënë një marshim në rrugën “Murat Toptani” tek Pedonalja kundër emërimit të tij si ministër i Brendshëm.

Ish-të përndjekurit janë ndalur për pak minuta para ministrisë së Brendshme ku hodhën parrulla kundër Xhafajt duke e akuzuar atë si “një xhelat që ka torturuar antikomunistët shqiptarë në periudhën e diktaturës” kur mbante postin e prokurorit.

Besim Ndregjoni, kreu i shoqatës Mbarëkombëtare të Ish-të Përndjekurve Politikë tha se kjo shtresë e persekutuar është kundër zëvendësimit të një ministri të lidhur me drogën e krimin me një ministër xhelat “Ish- të përndjekurit mbështesin Lulzim Bashën dhe Republikën e Re”, tha Ndregjoni. Më pas protestuesit kanë marshuar në qetësi përgjatë bulevardit duke iu bashkuar çadrës së opozitës. Shihni më poshtë, videon që sjell GSH.al.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.